Sejdiu: Kurti synon ndryshimin e organizimit kushtetues e shoqëror të Republikës
Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se partitë opozitare po gabojnë në leximin që i bëjnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke vlerësuar se synimi i tyre nuk është të veprojnë brenda rendit aktual kushtetues, por ta ndryshojnë atë. Në emisionin “Rubikon” Sejdiu tha se opozita vazhdon ta analizojë situatën politike duke u…
Lajme
Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se partitë opozitare po gabojnë në leximin që i bëjnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke vlerësuar se synimi i tyre nuk është të veprojnë brenda rendit aktual kushtetues, por ta ndryshojnë atë.
Në emisionin “Rubikon” Sejdiu tha se opozita vazhdon ta analizojë situatën politike duke u nisur nga premisa se të gjitha partitë respektojnë të njëjtin konstrukt institucional dhe kushtetues.
“Dy vitet e fundit na tregojnë që nuk ka ndonjë rëndësi të fortë organizimi kushtetues, shoqëror, rendi politik, e të tjera e të tjera, të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje vepron në kuadër të një ideje të veten e që është një lloj tjetër organizimi shoqëror, një tjetër lloj organizimi kushtetues, një tjetër lloj organizimi i diskutimit politik”, tha Sejdiu.
Sipas tij, partitë opozitare duhet të kuptojnë se përballë nuk kanë një subjekt politik që e konsideron rendin aktual kushtetues si kornizë të pandryshueshme.Sejdiu shkoi edhe më tej, duke thënë se, sipas tij, deputetët dhe ministrat janë vetëm instrumente për realizimin e një projekti më të gjerë politik.