Sejdiu bëri homazhe te varri i Rugovës

Ish Presidenti Sejdiu tha se Presidenti Rugova, është një personalitet i rrallë që ka pasur Kosova dhe si i tillë do të mbetet figurë unikale në veprimtarinë politike.

Lajme

21/01/2014 12:29

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu së bashku me bashkëshorten etij, Nezafete Sejdiu, vendosën kurorë lulesh dhe bënë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e tetë vjetorit të vdekjes.

Me këtë rast, Ish Presidenti Sejdiu tha se Presidenti Rugova, është një personalitet i rrallë që ka pasur Kosova dhe si i tillë do të mbetet figurë unikale në veprimtarinë politike.

“Unë erdha që të shprehi dhembjen dhe përkujdesin tim të veçantë për një personalitet të rrallë që e ka pasur Kosova, për Presidentin Rugova, i cili mbetet figurë unikale e veprimtarisë poltike dhe atdhetare dhe si njeri i jashtëzakonshëm i dijes. Ai pati fatin paralelisht që të jetë ikonë e kapërcimit të dy shekujve në luftë për liri të shqiptarëve”.

Sejdiu tha se vizioni i Presidenti Rugova asnjëher nuk do të plaket, ngase ai njëmend e ka ditë se cfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe Kosova.

“Mendoj se vizioni i tij asnjëherë nuk plaket, është një personalitet që ka ditë në thellësinë e idesë dhe të zhvillimit të mendimit politik të thotë atë se cfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe Kosova, duke pasur parasysh krahas proceseve të lirisë dhe organizimit të rezistencës në formën qfarë ka qenë. Të njëtën kohë që të shpejtohen hapat në zhvillimin e shtetit demokratik të Kosovë, një shtet i cili do të jetë i vendosur, i ndërtuar në parimet e demokracisë së mirëfilltë, demokraciës perëndimore”.

Ai tha se Presidenti Rugova mbetet gur themletar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe të zhvillimeve tjera politike.

“Prandaj, e themi me arsye të plotë se Presidenti Rugova mbetet gurë themeltar në idenë po edhe në hapat e zhvillimit dhe ndërtimit që nga lindja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Është fat i rëndë për ne të gjithë që nuk e kemi në mes të gjallëve për të pas në një aktiv të plotë jo vetëm idenë, por edhe përvojën e tij dhe them gjithmonë i falem përkushtimit të tij”.