Seancë për ngacmim seksual në Fushë Kosovë, Koci: Skandal, viktima është në sallë ndërsa institucionet jo
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka thënë se në Gjykatën në Fushë Kosovë, ishte caktuar një seancë në ora 09:00 për ngacmim seksual. Ai ka thënë se në ora 09:20 ndodheshin në sallë viktima dhe Koci si përfaqësues i saj, ndërsa gjyqtarja e rastit dhe ajo mbikëqyrëse nuk ishin aty. Koci ka thënë se…
Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka thënë se në Gjykatën në Fushë Kosovë, ishte caktuar një seancë në ora 09:00 për ngacmim seksual.
Ai ka thënë se në ora 09:20 ndodheshin në sallë viktima dhe Koci si përfaqësues i saj, ndërsa gjyqtarja e rastit dhe ajo mbikëqyrëse nuk ishin aty.
Koci ka thënë se ishin arsyetuar se po e presin prokurorin.
“Duhet me u kujtu një fakt: aktakuza në këtë rast është ngritë para më shumë se dy vitesh. Gjatë kësaj kohe, viktima më ka tregu se që nga dita e parë në Polici është ndi e pashpresë dhe e pakënaqur me trajtimin institucional. Sot kishte ardhë në gjykatë me shpresën që më në fund procesi do të lëvizte përpara. Ajo që ndodhi sot vetëm sa e thelloi këtë ndjenjë”, ka shkruar Koci.
Ai ka thënë se kur viktima vjen të kërkoj drejtësi dhe institucionet nuk janë as të pranishme, dëmi nuk është vetëm procedural.
“Në raste të tilla, sistemi rrezikon me u bë vetë burim i ritraumatizimit. Krimet seksuale kërkojnë ndjeshmëri, profesionalizëm dhe seriozitet maksimal. Në të kundërtën, mesazhi që u jepet viktimave është i rrezikshëm: se sistemi nuk është gati me i dëgju”, ka shkruar Koci.
Ai ka thënë se edhe në ora 09:37, nuk ka filluar gjykimi.
“Viktima po më pyet: “A ia vlenë me e raportu krimin?””, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: