Seancë e jashtëzakonshme për Nehat Thaqin

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila po mbahet sot me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Lajme

10/10/2016 10:14

Klan Kosova mëson se 44 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se thirrja e kësaj seance është pika kryesore e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit derisa në agjendën e mbledhjes së sotme nuk ka ndonjë pikë të veçantë.

Kjo seancë pritet të caktohet për nesër.

Në këtë mbledhje të Kryesisë nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, të cilët dje kanë njoftuar se kanë marrë vendim ta ngrijnë pjesëmarrjen e tyre nga Kuvend e Qeveri.