Seancë e jashtëzakonshme për energjinë, opozita e thërret por pjesërisht mungon në sallë

Deputetë të opozitës kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Kërkesa është dorëzuar më 20 prill 2026 nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në emër të deputetëve nënshkrues. Seanca e jashtëzakonshme është caktuar…

Lajme

21/04/2026 11:27

Deputetë të opozitës kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Kërkesa është dorëzuar më 20 prill 2026 nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në emër të deputetëve nënshkrues. Seanca e jashtëzakonshme është caktuar të mbahet sot në orën 11:00.

Megjithatë, rreth gjysmë ore pas nisjes së seancës, në sallë është vërejtur mungesa e një pjese të deputetëve të opozitës, pavarësisht se ata vetë kishin inicuar mbajtjen e saj. Sipas vëzhgimeve në Kuvend, vetëm një pjesë e grupit opozitar ishte e pranishme gjatë fillimit të diskutimeve.

Seanca është thirrur për të trajtuar shqetësimet e ngritura lidhur me rritjen e çmimeve dhe mënyrën e faturimit të energjisë elektrike, çështje e cila ka nxitur debat publik dhe reagime të shumta ditëve të fundit. /Lajmi.net/