Seancat ndaj Naim Murselit anulohen për shkak të ekzaminimit psikiatrik – familja Ademaj e merr vesh nga mediat

Dy seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, janë anuluar pasi ndaj tij ka filluar një ekzaminim psikiatrik në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Megjithatë, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, ka deklaruar se asnjëra palë nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim nga organet përkatëse. “Nuk…

Lajme

04/07/2025 15:42

Dy seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, janë anuluar pasi ndaj tij ka filluar një ekzaminim psikiatrik në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Megjithatë, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, ka deklaruar se asnjëra palë nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim nga organet përkatëse.

“Nuk kemi qenë të njoftuar se kur është shtypur ai vendim dhe i është dërguar palëve, gjegjësisht edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nuk kemi ditur as kur ka filluar ekzaminimi i Naim Murselit. Këtë informacion e kemi marrë nga ju, mediat. Pasi u bë publik nga mediat, kemi mësuar edhe nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë se Naimi ka qenë i shtruar në forenzikë që një javë,” deklaroi Syla në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”.