Seanca për vrasjen e Agonis Tetajt, avokati Berisha thotë se ka ndodhur nga pakujdesia nëna e viktimës e mban kokën me duar

Sot është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit për vrasjen e Agonis Tetajt nga i dyshuari Shaban Gogaj në Deçan. Avokati mbrojtës i Gogajt, Besnik Berisha ka thënë se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia derisa thotë se Gogaj e mban Agonisin Agonisin pranë zemrës, si tatu në krah. “Për herë të parë në historinë e…

Lajme

03/10/2024 12:30

Sot është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit për vrasjen e Agonis Tetajt nga i dyshuari Shaban Gogaj në Deçan.

Avokati mbrojtës i Gogajt, Besnik Berisha ka thënë se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia derisa thotë se Gogaj e mban Agonisin Agonisin pranë zemrës, si tatu në krah.

“Për herë të parë në historinë e drejtësisë është dënuar me dënim maksimal për vrasje nga pakujdesia si i ri 18 vjeçar i asaj kohe pra i është shqiptuar dënimi për pesë vite. 23 shtatori i 2024-tës në një sekondë të vetme e ndërroj pafundësisht dhe përjetësisht jetën për Shaban Gogajn e familjen Tetaj si rezultat i një pakujdesie të skajshme në një moment lumturie që e priste Shabani atë ditë. Ishte dashuria e tij që kulmonte me një fejesë dhe për këtë qerasi të gjithë shokët e tij përfshirë edhe tashmë të ndjerin të cilin e mban afër zemrës si tatu në krahun e tij”, ka thënë Berisha.

Derisa avokati deklaronte para trupit gjykues se vrasja kishte ndodhur nga pakujdesia, nëna e të ndjerit tashmë Agonis Tetajt mbante kokën me duar.

Më 23 shtator të vitit 2018, në kompaninë “Gogaj AG” në Deçan kishte ndodhur një vrasje. I riu Agonis Tetaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte. Pamje nga momenti i vrasjes janë publikuar edhe nga familja e viktimës, e edhe avokati i të pandehurit.