Seanca për Srebrenicën nesër në orën 16:00

0:23 | 8 Korrik 2015

OKB

Për shkak të mospajtimeve të mëdha të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi propozimin britanik të rezolutës për Srebrenicën, seanca është shtyrë për nesër, e mërkurë, në ora 16:00.

Më herët gjatë ditës ishte paraparë që seanca të mbahet në ora 17:00. Mirëpo, pas kërkesës së Kinës që votimi të shtyhet derisa të mos arrihet konsensusi i të gjithë anëtarëve, është vendosur që seanca të mbahet në orën 21:00, edhe kjo shtyrje dështoi.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, e ka njoftuar sot kolegun e tij britanik se Moska do të vendosë veto ndaj rezolutës së propozuar për Srebrenicën, transmeton Klan Kosova.

Edhe Kina vlerëson se kjo rezolutë nuk shkon në favor të pajtimit në rajon dhe se për të nuk ka as pajtueshmëri mes vetë popullatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në të do të diskutohet për Bosnje dhe Hercegovinën, konkretisht për propozimin britanik të rezolutës për Srebrenicën, versionin e gjashtë të së cilës Britania e dorëzoi mbrëmë në Këshill të sigurimit.

Teksti i rezolutës është absolutisht i papranueshëm për Serbinë.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ky dokument nuk është përpiluar me qëllim të pajtimit, por të thellimit të ndarjes dhe zgjimit të emocioneve të rënda në rajon.