Seanca për rastin “Banjska” vazhdon edhe nesër

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe nesër do të vazhdojë seancën për rastin “Banjska”.Seanca do të fillojë nga ora 09:30. Por çka ndodhi ditën e sotme? Dëshminë i pari e nisi zyrtari policor Elez Peci, i cili tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm,…

Lajme

12/06/2025 20:11

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe nesër do të vazhdojë seancën për rastin “Banjska”.Seanca do të fillojë nga ora 09:30.

Por çka ndodhi ditën e sotme?

Dëshminë i pari e nisi zyrtari policor Elez Peci, i cili tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm, për të filluar me patrulla.

Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.

“Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e ka bërë rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku, si zakonisht kemi filluar ma patrulla edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara, arsyeja dihet se ka qenë rrezik. Deri në orën 2 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është me Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”.

Tutje, zyrtari policor Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit.

Pas zyrtarit policor, Elez Peci, i cili zbuloi detaje drithëruese nga sulmi i 24 shtatorit të vitit 2023, aty u rrëfye edhe Avni Shala, poashtu zyrtar policor.

Shala ka treguar se si shpërthimi pranë barrikadave me dy kamionë zbardhi rrugën pasi siç tha polici, ishte shumë i fuqishëm.