Seanca ndërpritet për 48 orë – mbahet të hënën nga ora 15:00
Për herë të dytë radhazi Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në votim emrin e Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit. Në hedhjen në votim, Haxhiu mori veç 57 vota për, 19 kundër dhe tri abstenime. Kësisoj emri i Haxhiut dështoi të zgjidhet për kryeparlamentare. Pas kësaj kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se seanca ndërpritet për…

Lajme
Për herë të dytë radhazi Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në votim emrin e Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit.
Në hedhjen në votim, Haxhiu mori veç 57 vota për, 19 kundër dhe tri abstenime.
Kësisoj emri i Haxhiut dështoi të zgjidhet për kryeparlamentare.
Pas kësaj kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se seanca ndërpritet për 48 orë dhe mbahet të hënën nga ora 15:00.
“Seanca të hënën në ora 15:00”.
Kësisoj mbetet të shihet nëse të hënën do të arrihet votimi i të propozuarit apo të propozuarës për Kryeparlamentar.
Sot në Kuvend të Kosovës u betuan deputetët e rinj të legjislaturës së nëntë- 120 gjithsej./Lajmi.net/