Seanca ndaj Endrit Nikës, i dyshuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Sot pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase M.K.U. Ngjarja që kishte ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me viktimën, me dashje për ta privuar nga…
Lajme
Sot pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase M.K.U.
Ngjarja që kishte ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me viktimën, me dashje për ta privuar nga jeta, kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë.
Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).