Seanca konstituive vazhdon të enjten nga ora 10:00

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, i veç 54 vota për. “Për kemi 54 vota, kundër 44 dhe 3 abstenime, në bazë të kësaj detyrohemi ta ndërpresim seancën, shihemi të enjten me 1 maj në ora 10:00“, ka thënë Dehari. Gati tre…

Lajme

29/04/2025 10:35

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, i veç 54 vota për.

“Për kemi 54 vota, kundër 44 dhe 3 abstenime, në bazë të kësaj detyrohemi ta ndërpresim seancën, shihemi të enjten me 1 maj në ora 10:00“, ka thënë Dehari.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi shtatë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu. /Lajmi.net/