Seanca konstituive sot drejtohet nga Sala Jashari e PDK-së dhe Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje

Në Kuvendin e Kosovës janë duke u mbledhur deputetët e shumtë – të cilët janë zgjedhur më 9 shkurt nga qytetarët e Kosovës. Sot aty do të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. E kjo seancë me rëndësi të veçantë për vendin do të drejtohet nga më e reja e Kuvendit, deputetja e PDK-së,…

Lajme

15/04/2025 10:38

Në Kuvendin e Kosovës janë duke u mbledhur deputetët e shumtë – të cilët janë zgjedhur më 9 shkurt nga qytetarët e Kosovës.

Sot aty do të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

E kjo seancë me rëndësi të veçantë për vendin do të drejtohet nga më e reja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Sala Jashari si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.

Dyshja do të drejtojnë këtë seancë ku pritet të propozohet Kryetari i Kuvendit, e ndoshta edhe qeveria./Lajmi.net/