Seanca konstituive, deputetët e Listës Serbe arrijnë të parët në Kuvend
Brenda pak minutash pritet të nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Të parët që kanë arritur në Kuvend janë deputetët e Listës Serbe. Nga ana tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kandidate për të parën e Kuvendit, do të jetë përsëri Albulena Haxhiu. Mirëpo në anën tjetër kandidatura e Haxhiut po…

Lajme
Brenda pak minutash pritet të nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Të parët që kanë arritur në Kuvend janë deputetët e Listës Serbe.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kandidate për të parën e Kuvendit, do të jetë përsëri Albulena Haxhiu.
Mirëpo në anën tjetër kandidatura e Haxhiut po kundërshtohet ashpër nga opozita.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.
Seanca nis nga ora 10:00.