Seanca e Kuvendit mbahet të premtën, në rend dite katër marrëveshje ndërkombëtare

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka dal nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit dhe ka dhënë detaje në lidhje me atë që u diskutua. Ai ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premtën dhe në rend dite do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare. Tahiri gjithashtu ka thënë…

Lajme

08/04/2026 15:12

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka dal nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit dhe ka dhënë detaje në lidhje me atë që u diskutua.

Ai ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premtën dhe në rend dite do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare.

Tahiri gjithashtu ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së e ka mbështetur rezolutën e PDK-së për luftën çlirimtare që të jetë pikë e parë e rendit të ditës, shkruan lajmi.net.

“I gjithë debati në kryesi po reflekton edhe debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor, shpresoj kjo të tejkalohet dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare në rëndësi të vendit tonë”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/