Seanca e Kuvendit vazhdon në orën 20:00
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka njoftuar se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, është shtyrë për në ora 20:00. Kjo është vendosur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas alarmit për një bombë në ndërtesën e Kuvendit. Loshi tha se njësitë e veçanta të Policisë, përfshirë njësitin antibombë,…

Lajme
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka njoftuar se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, është shtyrë për në ora 20:00.
Kjo është vendosur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas alarmit për një bombë në ndërtesën e Kuvendit.
Loshi tha se njësitë e veçanta të Policisë, përfshirë njësitin antibombë, janë duke kryer kontrolle në ambientet e brendshme të Kuvendit për të siguruar vendin.
“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari… Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore,” deklaroi Loshi.
Ai bëri të ditur se Policia ka urdhëruar administratën që të largohet nga objekti dhe të qëndrojë të paktën 50 metra larg ndërtesës, sipas rekomandimeve të sigurisë./Lajmi.net/