Seanca e 48-të sot, deputetët mblidhen edhe një herë

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, do të mblidhen sot sërish. Deputetët si edhe në herët e kaluara, do të mblidhen për të konstituar Kuvendin e Kosovës- gjë e cila s’po arrihet assesi. Kanë mbetur edhe disa ditë deri në afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur do të duhej të përmbyllej çështja…

Lajme

17/07/2025 08:49

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, do të mblidhen sot sërish.

Deputetët si edhe në herët e kaluara, do të mblidhen për të konstituar Kuvendin e Kosovës- gjë e cila s’po arrihet assesi.

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur do të duhej të përmbyllej çështja dhe konstituimi të arrihej, por sipas zhvillimeve kjo do jetë vështirë e arritshme.

Edhe sot duke nisur nga ora 11:00 deputetët do të mblidhen në seancën e 48-të me radhë, për të  tentuar edhe një herë arritjen e konstituimit./Lajmi.net/