Seanca e 25-të me radhë ku tentohet të arrihet konstituimi i Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish. Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, do të mblidhen sot për të 25 herë me radhë në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Kësisoj të njëjtit do të tentojnë që të arrijnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar tash e sa muaj në…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish.
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, do të mblidhen sot për të 25 herë me radhë në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kësisoj të njëjtit do të tentojnë që të arrijnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar tash e sa muaj në kuadër të institucioneve të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese si fillim nxori deputeten Albulena Haxhiu si kandidate për kryekuvendare, por e njëjta dështoi disa herë radhazi që të zgjidhet.
Ajo mori veç 57 vota e që ishin të pamjaftueshme.
Pas kësaj, Vetëvendosje tentoi që të ndryshojë mënyrën e votimit duke kërkuar nga partitë politike që të propozojnë emra për komision të fshehtë të votimit.
Por nga partitë e tjera politike vendosën që të mos përkrahin një ndryshim kaq të papritur sa i përket votimit.
24 seanca u mbajtën- por secila prej tyre ishte e dështuar sa i përket mundësisë së zyrtarizmit të kryetarit të kuvendit e më pas të kalimit edhe tek formimi i qeverisë së re.
Situata vazhdon të jetë e njëjtë- e bllokuar dhe me gjasë kësisoj do të mbete edhe pas seancës së sotme./Lajmi.net/