Së shpejti një orë e cila punon si celularë

Çfarë nëse do të ekzistonte një orë e cila bën dhe pranon thirrje dhe e gjitha çfarë ju duhet të bëni është që ta mbani dorën afër gojës për të folur? Quajeni një arritje tjetër, pasi që Samsung është duke menduar ta krijojë këtë orë.

Auto & Tek

24/05/2014 23:17

Samsung raportohet se është duke ndërtuar një orë të mençur e cila do të punonte si një celular i mençur. Ora e mençur thuhet se do të lansohet në qershor apo korrik.

Sipas gazetës Wall Street, Samsung është në bisedime me disa operatorë telefonik për ta shëndrruar orën e tyre të mençur në një celular.

Ora celular thuhet se do të punojë përmes sistemit operativ Tizen të Samsung.

Samsung ka lansuar pajisjen Galaxy Gear që nuk solli shumë sukses. Por, gjenerata e dytë Gear 2 është më e shëndritshme, më e hollë dhe më e fuqishme, thuhet në raport.