“Së bashku jemi më të fortë”, Emine Cunmulaj nderohet për ndihmën e dhënë ndaj familjeve të varfra

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

ShowBiz

24/12/2017 16:17

Së fundi bukuroshja kam publikuar një seri imazhesh nga një projekt i ri i modës që duket së shpejti do të kompletohet.

Por, pos jetës profesionale dhe private, Emina ka edhe shpirt prej humaniste dhe këtë e kishte dëshmuar gjatë pushimeve verore në Mal të Zi dhe Shqipëri, ku kishte marrë një numër të madh të aksioneve për të ndihmuar familjet në nevojë.

https://www.instagram.com/p/BdC7clwhuPv/

Kjo ka bërë që ajo të bëhet edhe anëtare e bordit të nismës për bamirësi të njohur si “Fundjava Ndryshe“, e cila e kishte ndihmuar bukuroshen në shpërndarjen e ndihmave.

“Me ndere të madhe dhe krenari të jashtëzakonshme ju njoftoj rolin e ri që kam marr si anëtare e bordit të Fundjavë Ndryshe. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar Emina në llogarinë personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BdFgw4ph4-A/

Ajo gjatë vizitës së bërë në një familje të varfër, ku ishte takuar një grua të moshuar në shtëpinë që nuk i plotësonte aspak, kishte filluar edhe të qaj.

Me këtë rast ajo u kishte bërë thirrje njerëzve vullnet mirë që t’i ndihmojnë familjet e varfra.

“Motra dhe miq të dashur. Ju lutem, nëse keni mundësi me sa do qoftë, shkoni dhe shikoni ju për veten se sa njerëz kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Emina është e martuar me afaristin iraniano-amerikan, Sam Nazarian me të cilin ka vajzën Ella Faria./Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BXgF-iwjGmI/

https://www.instagram.com/p/BXUzN0njBhq/

https://www.instagram.com/p/BXVAdu1Dgvi/

https://www.instagram.com/p/BXTsqQ1DAYs/