SD karta më e madhe në botë është e SanDisk

Duket si një SD kartë standarde, por karta e re e memories 'Extreme PRO SDXC UHS-I' e SanDisk, është aktualisht më e madhja në botë.

Auto & Tek

12/09/2014 21:49

SD karta e krijuar nga SanDisk, mbanë në vete një hapsirë prej 512GB për ruajtjen e të dhënave, që e bën SD kartën me kapacitetin më të lartë në botë, transmeton Lajmi.net.

Kompania thotë se karta e madhe është e projektuar për fotografët e nivelit profesionist dhe videografët të cilët dëshirojnë të punojnë në definicione 4K.

Lexar më herët kishte lansuar SD kartën e parë me 256GB, por SanDisk ka bërë një përpjekje kohët e fundit për të ju dhënë produkteve të tij hapsirën më të madhe për ruajtjen e të dhënave, duke lansuar kështu dy kartat më të mëdha, transmeton Lajmi.net.

Në shkurt, kompania kishte lansuar mikro kartën SD me 128GB për ruajtjen e të dhënave vetëm në një trup të hollë 11mm.

Karta e parë SD e kompanisë ishte lansuar në vitin 2003, e cila kishte një hapsirë prej 512MB.