Scholz refuzon paketën e ndihmës prej 3 miliardë euro për Ukrainën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar një propozim të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për një paketë shtesë prej 3 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën.Propozimi ishte prezantuar nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, dhe u hartua pas rënies së qeverisë së koalicionit në nëntor. Paketën e…
Bota
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar një propozim të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për një paketë shtesë prej 3 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën.Propozimi ishte prezantuar nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, dhe u hartua pas rënies së qeverisë së koalicionit në nëntor.
Paketën e ndihmës ata e drejtuan me qëllimin për të siguruar mbështetje financiare për ushtrinë ukrainase përpara zgjedhjeve të parakohshme federale të shkurtit.Justifikimi i ministrive për këtë kërkesë ishte përkeqësimi i situatës ushtarake në Ukrainë dhe pasiguria për mbështetjen e ardhshme të SHBA-së, pas mundësisë së një rikthimi të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Kancelari Scholz theksoi se fondet ekzistuese për ndihmën ushtarake për Ukrainën, që arrijnë në 4 miliardë euro për vitin 2025, së bashku me kredinë prej 49 miliardë eurosh të siguruar nga G7, mjaftojnë për momentin. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për angazhimin e mundshëm të qeverisë së ardhshme ndaj angazhimeve financiare të tilla pas zgjedhjeve.Pavarësisht refuzimit të Scholz, Ministri i Mbrojtjes Pistorius riafirmoi angazhimet e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën. Ai njoftoi se Gjermania do të furnizojë Ukrainën me rreth 50 raketa të drejtuara për sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T, duke theksuar se ky furnizim do të bëhet para se të rimbushen rezervat e ushtrisë gjermane.