Scholes: Ky lojtar nuk ka vend në Man Utd

Paul Scholes mendon se Marouane Fellanini është problemi i formës së dobët të Manchester United.

Sport

19/09/2016 20:19

Ish lojtari i kësaj skuadre, ka kritikuar paraqitjen e mesfushorit belg, pas humbjes së Unitedit në udhëtim nga Watford me rezultat 3:1.

“Unë mendoj se ata individualisht nuk ishin të mirë. Fellaini nuk ishte edhe keq, por për të qenë në Manchester United duhet bërë më shumë, kështu që i duhet një zëvendësim atij”, ka deklaruar Scholes, përcjell Lajmi.net.

Humbja e Unitedit nga Watfordi, ishte e treta në tre ndeshjet e fundit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.