Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Scholes: Barca e Guardiolas, skuadra më e mirë që kam pasur përballë

15:31 | 1 Qershor 2020

Paul Scholes ka zbuluar skuadrën më të mirë që ka luajtur kundër.

Një nga ikonat e Manchester United, Scholes, nuk do ta harrojë kurrë skuadrën që pati përballë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për Barcelonën e Pep Guardiola, e cila gjunjëzoi ‘Djajtë e kuq’, në 2 raste në finale të LK.

Scholes beson se pikërisht Barca e Real Madrid e kanë ndaluar Man Utd nga 4, 5, apo 6 tituj të kampionit.

“Barca dhe Madrid na pamundësuan të fitojmë 4, 5 apo 6 Liga të Kampionëve”, ka thënë anglezi, transmeton lajmi.net.

“Barca e Guardiolas ishte skuadra më e mirë që kam luajtur kundër. Andres Iniesta, Xavi, Busquets, Messi, Henry, Gerard Pique e Carles Puyol. Thjeshtë joreale”, ka shtuar Scholes.

Kjo Barcelonë për të cilën flet Scholes, fitonte të gjithë titujt e mundshëm asokohe. /Lajmi.net/