Schick tregon për rivalitetin me Dzekon
Anëtari i Romës, Patrick Schick ka bërë të ditur se ekziston një rivalitet mes tij dhe shokut të skuadrës, Edin Dzeko.

Sport
Ai megjithatë ka thënë se mund të mësojë shumë nga sulmuesi boshnjak që bën të ditur se rivaliteti nuk ka të bëjë me anën negative.
“Të dy dëshirojmë të luajmë dhe është e qartë se ka rivalitet mes nesh sepse vetëm njëri sulmues luan” ka thënë çeku, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.
“Gjithsesi, ne jemi shokë shumë të mirë sepse ai flet gjuhën time. Nuk dëshiroja të luaja si sulmues por gjithçka ndryshoi nga ndeshja me Barcelonën” ishin fjalët e tij.
Schick nuk është në formën më të mirë dhe nuk po arrin ta zë vendin në formacionin bazë. /Lajmi.net/