Scherzinger me Pajtim Kasamin
Nicole Scherzinger duket se ka një joshje për djelmoshat shqiptarë. Këngëtarja me famë botërore po kalon ditë të lumtura në plazhet e Greqisë, më saktë në ishullin e famshëm të Mykonos.
ShowBiz
Në këto pushime Scherzinger, e cila në jetën e saj private është zyrtarisht singël, po shfaqet edhe në shoqërim të bukuroshëve shqiptarë.
Mediat dje publikuan disa fotografi ku ajo u shfaq në shoqëri të aktorit Blerim Destanit, derisa tash zbulohen fotografi ku këngëtarja shfaqet duke bërë selfie me Pajtim Kasamin.
Fotografia me futbollistin në fakt është realizuar një muaj më parë nga stilistja Caroline Stanbury, e cila është mikeshë e Kasamit dhe Scherzinger. Pavarësisht kësaj, kjo mund të jetë një fakt se Nicole po i pëlqen djemtë shqiptarë, transmeton Telegrafi.
Dy shqiptarët nga Maqedonia, Kasami dhe Destani, janë miq të mirë dhe së fundi kanë udhëtuar së bashku për pushimet verore.
Kujtojmë se Kasami, i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, është një emër i njohur në Greqi, pasi aktivizohet për skuadrën Olympiacos.