SBASHK: Ministri Murati të gjejë zgjidhje për pagat që mësimdhënësit mezi mbulojnë muajin, ose do të ketë veprime sindikale
Sindikata e Arsimit, Shkencës ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit në Kosovë. Në reagimin e SBASHK-ut është thënë se shprehin shqetësimin e tyre të arsyeshëm për mos ekzekutimin me kohë të pagave për muajin shtator, duke theksuar se ky mos ekzekutim shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe…
Lajme
Sindikata e Arsimit, Shkencës ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit në Kosovë.
Në reagimin e SBASHK-ut është thënë se shprehin shqetësimin e tyre të arsyeshëm për mos ekzekutimin me kohë të pagave për muajin shtator, duke theksuar se ky mos ekzekutim shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti që shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij, por edhe më keq për ata që janë në kredi.
SBASHK-u ka kërkuar urgjentisht nga ministri i Financave, Hekuran Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimin e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot, sepse përndryshe do të ketë veprime sindikale.
Postimi i plotë:
SBASHK-u shpreh shqetësimet e arsyeshme për mos ekzekutimin me kohë të pagave për muajin shtator. Kujtojmë ministrin Murati se mos ekzekutimi me kohë i pagave për muajin shtator shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre
SBASHK kërkon urgjentisht nga ministri Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot sepse në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale./Lajmi.net/