Sassuolo befason Interin – e mposht midis “Giuseppe Meazza”

Sassuolo ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Inter.

Sport

20/02/2022 20:00

Mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0 – 2 në kuadër të xhiros së 26-të në Seria A.

Sassuolo kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave me anë të Raspadori që u asistua nga Berardi (8′).

Ndërkohë, ishte Scamacca që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas një asistimi të Traores (26′).

Tutje, pavarësisht rasteve të shumta asnjëra skuadër assesi nuk e gjeti rrugën drejtë golit.

Në fakt, Inter shënoi në fund përmes mbrojtësi Stefan de Vrij (90+4), por që pas rishikimit të VAR-it u anulua shkaku i prekjes së topit me dorë nga Vidal.

Pas kësaj humbje, Inter renditët në pozitën e dytë me 54 pikë, dy më pak se lideri AC Milan, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Sassuolo ngritët në pozitën e 11-të me 33 sosh./Lajmi.net/