Sasia e sheqerit që duhet ta konsumoni çdo ditë

Gjatë dekadës së kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që konsumi i sheqerit tuaj duhet të jetë jo më shumë se 10% e totalit të konsumit tuaj kalorik. Tani, pas kryerjes së një shqyrtimi periodic, një panel i OBSH’së është duke rekomanduar që ta përgjysmoni këtë shumë, duke rekomanduar që vetëm pesë për qind…

Lifestyle

07/03/2014 20:23

Gjatë dekadës së kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që konsumi i sheqerit tuaj duhet të jetë jo më shumë se 10% e totalit të konsumit tuaj kalorik.

Tani, pas kryerjes së një shqyrtimi periodic, një panel i OBSH’së është duke rekomanduar që ta përgjysmoni këtë shumë, duke rekomanduar që vetëm pesë për qind e totali të kalorive tuaja vijnë nga sheqeri. Kjo është rreth 25 gramë sheqer në ditë.

Në një konferencë për shyp dje, drejtori i OBSH-së shpjegoi se paneli kishte analizuar rreth 9,000 studime të mëparshme dhe kishin mësuar se kur bëhet fjalë për dhëmbët tuaj, të konsumosh më shumë se 10 për qind të kalorive tuaja të përditshme të marrura nga sheqeri, është shumë i dëmshëm për dhëmbët tuaj dhe është i lidhur ngushtë me prishjen e tyre.

Studimet gjithashtu tregojnë edhe shkakun tjetërt të qartë të reduktimit të konsumit të sheqerit, sepse ai ndikon dhe është rrezik për trashje.

Pra, në mënyrë që të rrisni dy përfitime shëndetësore, paneli ndryshoi udhëzimet e tij.

Ata vunë në dukje se numri i ri është një “rekomandim i kushtëzuar” në krahasim me ato të mëparshmet të cilat ishin “rekomandime të ashpëra”. Pse? Pesë për qind është mjaft, kurse 10 për qind është shumë, thanë ata.