Sasi e madhe e armatimit kapet në Deçan- arrestohen tre persona

Mëngjesin e së martës, policia ‘zbarkoi’ në fshatin Gramaçel të Deçanit. Në këtë aksion policor, u arrestuan tre persona si dhe u kap një sasi e madhe e armatimit. Ndër të tjera është kapur edhe një sasi e vogël e marihuanës. “Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek…

Lajme

13/08/2025 09:58

Mëngjesin e së martës, policia ‘zbarkoi’ në fshatin Gramaçel të Deçanit.

Në këtë aksion policor, u arrestuan tre persona si dhe u kap një sasi e madhe e armatimit.

Ndër të tjera është kapur edhe një sasi e vogël e marihuanës.

“Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.