Sasa lajmërohet nga ‘Qyteti i të dashuruarve’

Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më me emër në vend.

ShowBiz

04/12/2017 10:05

Përveç disa roleve në filma në të cilët shpesh ka marrë edhe çmime, aktorja luan edhe në seriale vendore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Adriana është e angazhuar në serialin “O sa mirë”, në të cilin ka rolin e Sasës, personazh ky shumë i dashur për publikun.

Gjatë vikendit, aktorja ka qëndruar në qytetin e Parisit, vend ky ku shumëkush ëndërron të jetë në këtë kohë festash.

Ajo për ndjekësit në rrjete sociale ka publikuar disa imazhe në të cilat tregonte se po kalon çaste të paharruara. /Lajmi.net/