Sarkozy i bën thirrje vendeve Perëndimore t’i bashkohen Rusisë në luftën kundër ISIS-it

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka bërë thirrje për krijimin e një koalicioni të vetëm ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik.

Bota

15/11/2015 16:46

“Ne duhet të tërhiqemi mbi pasojat e situatës në Siri. Të gjithë kemi nevojë të mposhtim ISIS-in, duke përfshirë edhe rusët, prandaj nuk mund të ketë dy koalicione në Siri,” tha Sarkozi, pas takimit me presidetin francez Francois Hollande, transmeton Gazeta Blic.

Ai me shqetësim të madh i është referuar faktit se si Rusia dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në të cilën bën pjesë edhe Franca, janë duke operuar në mënyrë paralele në Siri, ndërsa ka theksuar duhet të egzistojë një mundësi bashkëpunimi për të zgjidhur konfliktet.