Santiago Munez bën debutimin në Meksikë
Santiago Munez ishte ylli që bënte bujë të madhe me filmin ‘Goal’.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/10/15-22.jpg)
Sport
Munez ishte ylli që luante me Newcastle United dhe siguronte kalimin te Real Madrid, por gjithë këtë e bënte përbrenda një filmi.
Njeriu që luante rolin e këtij djaloshi, Munoz tashmë ka bërë edhe debutimin me Santos Club, transmeton lajmi.net.
Munoz u fut në fushën e blertë në minutën e 73’, duke tërhequr vëmendje të madhe.
Vështirë se karriera e tij do të përafrohet me filmin ‘Goal’, por gjithsesi Munez do të jetë i paharruar për të gjithë ata që kanë parë filmin. /Lajmi.net/