Santiago Bernabeu me ‘klimë’
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur planet për renovimin e stadiumit Santiago Bernabeu, që do të përfshijë ndërtimin e një çatie lëvizëse dhe instalimin e sistemit të kondicionerëve të ajrit. Çmimi i renovimit pritet të jetë rreth 300-400 milionë euro. Stadiumi me kapacitet prej 85 mijë ulësesh, është një prej arenave…

Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur planet për renovimin e stadiumit Santiago Bernabeu, që do të përfshijë ndërtimin e një çatie lëvizëse dhe instalimin e sistemit të kondicionerëve të ajrit.
Çmimi i renovimit pritet të jetë rreth 300-400 milionë euro. Stadiumi me kapacitet prej 85 mijë ulësesh, është një prej arenave më të famshme në botë dhe Perez është i vendosur ta përmirësojë edhe më tepër edhe pse insistoi se renovimi nuk do të rezultojë me rritjen e çmimit të biletave sezonale.
“Marrëveshja jonë me Komunën e Madridit ishte në pritje të një vendimi nga një gjykatës që kishte ndalur punën në proces, por tani pasi kemi marrë lejen, ne do të takohemi me arkitektë për të detajuar planin. Do të jetë një stadium i jashtëzakonshëm, i mbuluar plotësisht dhe me kondicioner ajri”, deklaroi Perez për AS.