Sanksionet e BE-së, PDK-ja: Kjo Qeveri duhet të rrëzohet

Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës po e shohin si shpëtim të vetëm nga kjo gjendje rënien e Qeverisë Kurti. Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk duan që kjo Qeveri të vazhdoj tutje. Tahiri ka thënë se opozita është në një udhëkryq e që iu…

Bota

03/07/2023 13:37

Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës po e shohin si shpëtim të vetëm nga kjo gjendje rënien e Qeverisë Kurti.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk duan që kjo Qeveri të vazhdoj tutje.

Tahiri ka thënë se opozita është në një udhëkryq e që iu imponohen vendime që nuk duan t’i marrin.

“Një Kuvend i dështuar që nuk e meriton me vazhdu asnjë ditë të vetme, sepse ka blloku agjendën e vendit, gjithçka ka stagnuar. Jemi në gjendje të mjerueshme si vend si rezultat i kësaj qeverisje. Zgjidhje është rrëzimi i kësaj qeverie. Ne e dimë aktualisht me numra sesi jemi në këtë Kuvend, e rëndësishme është që ne të gjejmë rrugën ta gjejmë drejtimin dhe të mos vuajmë për protagonizëm. Dështimi i mocionit do të thotë që tre muaj të ardhshëm nuk mundemi të bëjmë një mocion të ri, dhe ne nuk duam që ta lëmë këtë qeveri të vazhdoj më tutje”, tha Tahiri.