Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, LDK-ja vendos për bojkotim të Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Shefi i grupit të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të sillen normalisht pasi vet situata nuk është normale, shkruan Lajmi.net. “LDK nuk ka marr pjesë në Mbledhje e Kryesisë…

Bota

03/07/2023 13:20

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Shefi i grupit të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të sillen normalisht pasi vet situata nuk është normale, shkruan Lajmi.net.

“LDK nuk ka marr pjesë në Mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi  në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur  asgjë”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë e as në seancat parlamentare pa u hequr sanksionet.

Për masat e tjera të LDK-së, Gashi ka thënë se do të vendoset në organet e partisë.

“Andaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë.Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë”, ka thënë Gashi.