Sane kthehet në stërvitjet e Bayern Munich, pas lëndimit në gju

Leroy Sane është kthyer në stërvitjet me Bayern Munich.

Sport

23/10/2020 18:20

Anësori gjerman i Bayern Munich, Leroy Sane, është kthyer në stërvitjet e kampionëve të Evropës.

Lojtari vuante nga një lëndim në gju, por ky lëndim duket se po kalohet me sukses, edhe pse 60 milionëshi nuk do të jetë gati për të startuar në fundjavë.

“Të gjithë janë të gatshëm. Leroy Sane është në skuadër. Ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk po planifikojmë ta startojmë atë; duhet të shkojmë hap pas hapi. Ne duhet të presim për ndeshjen, por ai është një opsion. Ne jemi të lumtur për të”, shtoi trajneri i Bayern.

Derisa Leroy Sane është kthyer në stërvitje, Serge Gnabry do të jetë jashtë skuadrës për ndeshjen e së shtunës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. /Lajmi.net/