Sanders e përkrahë fuqishëm Clintonin
Bernie Sanders ka kërkuar nga demokratët që ta vendosin Hillary Clinton në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një fjalimi në konventën e partisë.

Bota
Senatori i Vermontit mori duartroktitje dhe ovacione rreth tre minuta kur ai doli në skenë në Filadelfia, raporton BBC.
“Hillary Clinton do të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara,” tha ai ndërsa turma shpërtheu në brohoritje, transmeton KosovaPress.
Zonja e Parë, Michelle Obama gjithashtu mori duartrokitje të mëdha gjatë fjalimit të saj në konventën e demokratëve.