Sanches pranë transferimit te Milan

Mesfushori i Lille, Renato Sanches është pranë të transferohet te Milan.

Sport

30/05/2022 15:22

Sanches ka kontratë me Lille deri në vitin 2023, por largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Sipas ‘Gazzetta Dello Sport’, Milan janë pranë të arrijnë marrëveshje për transferimin e mesfushorit drejt ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Italisë kanë njoftuar tashmë transferimin përfundimtar të Jens Peter Hauge në Eintracht Frankfurt për 12 milionë euro, pasi norvegjezi luajti këtë sezon në kampionët e Europa Ligë si huazim nga Milan.

Dhe, sipas gazetës italiane, ato para do të përdoren për nënshkrimin e portugezit nga Lille. Milani synon të mbyllë marrëveshjen midis 10 dhe 15 milionë euro./Lajmi.net/