Sanches i thotë ‘po’ Milanit – transferimi pritet të realizohet në verë

Ylli i Lilles, Renato Sanches në verë më shumë gjasë do të bëhet lojtar i AC Milanit.

Sport

22/02/2022 13:57

Portugezi vazhdon të shkëlqejë te skuadra franceze, gjë që ka ndikuar të fitojë vëmendjen e “Rossonerëve”, që kanë përforcuar shumë skuadrën në kohën e fundit dhe këtë edicion janë duke ‘luftuar’ për Scudetto, transmeton lajmi.net.

Falë kësaj ecurie dhe objektivave të larta, edhe Sanches është një ndër lojtarët e fundit që dëshiron të veshë fanellën e shtatë herë kampionit të Evropës.

“Calciomercato” raporton se mesfushori është i hapur për kalimin te Milan në verën e ardhshme, ndërkohë dy klubet janë në negociata për një transferim që pritet të përmbyllet me 18-20 milionë euro.

Sanches tashmë ka refuzuar mundësinë e rinovimit të kontratës me Lillen, e cila skadon në vitin 2023.

Raporti i mediumit italian shton se nëse nuk do ndodh ndonjë ndryshim, Sanches në verën tjetër do vesh ngjyrat ‘rosonere’./Lajmi.net/