San Siro nuk do prishet deri në vitin 2026?

Kryebashkiaku i Milanit ka paralajmëruar Rossonerët dhe Interin se këshilli ka në dorë 'San Siro' dhe synon ta mbajë hapur deri në vitin 2026.

Sport

24/06/2019 22:03

Më herët sot Milan dhe Inter konfirmuan planet e tyre për të prishur ‘San Siro’ dhe ta zëvendësojnë atë me një stadium të ri.

Megjithatë, Beppe Sala bëri të qartë se ky stadium do të jetë pjesë e ceremoninës hapëse për Olimpiadën Dimërore 2026, e cila u vendos të mbahet në Itali, transmeton lajmi.net.

“Këshilli zotëron San Siro”, tha ai për Sky Sport Italia.

”Nëse Milan dhe Inter vendosin të ndërtojnë një stadium, unë mund të them vetëm dy gjëra. Do të duhet kohë. Dhe pastaj, në fund të fundit, ne jemi pronarë të stadiumit”.

”Në dosjen e Milan-Cortina, ne garantojmë se deri në vitin 2026, San Siro do të vazhdojë të jetë i hapur si zakonisht. Fundi i historisë”.

”Pas vitit 2026, ne do të vendosim të ardhmen e San Siros në rast se ka një stadium të ri. Por tani, ne jemi absolutisht të vendosur që ky stadium do të jetë vendi për ceremoninë e hapjes [Olimpiadën Dimërore 2026]”, këmbënguli Sala. /Lajmi.net/