Samurai më i fundit

Hiroo Onoda, një ushtar japonez, kishte refuzuar që të dorëzohej pasi përfundoi Lufta e Dytë Botërori dhe për shkak të kësaj kaloi 29 vjetët e ardhshme duke jetuar në xhungël. Ai vdiq dje në moshën 91 vjeçare në Tokio.

Bota

17/01/2014 22:00

Hiroo Onoda qëndroi në xhungël në ishullin Lubang afër Luzon’iy, në Filipine, deri në vitin 1974, sepse ai nuk besonte që lufta kishte marrë fund.

Ai më në fund u bind pasi që ish-komandanti i tij kishte shkuar që ta vizitonte atë.

Anoda më pas u prit si hero kur u kthye në Japoni.

Kur Lufta e Dytë Botërore ishte afër fundit, Onoda, atëherë një lejtnant, u zu në pritë në Lubang kur trupat amerikane erdhën nga veriu.

Atëherë një ushtar i ri, ai dha urdhër që të mos dorëzoheshin- dhe këtij urdhri ai iu bind pothuajse për 3 dekada.

“Të gjithë ushtarët japonezë ishin të përgatitur për të vdekur, por si një ushtar inteligjent unë isha urdhëruar që të luftoja luftën guerile dhe të mos vdisja”, tha ai në intervistën e vitit 2010 dhënë për ABC.

“Unë u bëra oficer dhe pranova një urdhër. Nëse nuk do të mund që t’i bindesha urdhrave do të ndihesha i turpëruar. Unë jam shumë luftarak”, shtoi ai.

Përderisa ishte në ishullin Lubang, Onoda kishte arritur që të ruante disa armë të ushtrisë, madje dhe kreu disa aksione sporadike me banorët vendas.

Edhe tre ushtarë të tjerë ishin me të kur përfundoi lufta. Njëri arriti që të largohej nga xhungla në vitin 1950, ndërsa dy të tjerë vdiqën, në një sulm me banorët vendas në vitit 1972.

Anoda arriti që të mos dorëzohej, anipse u organizuan disa sulme kundër tij.

Përfundimisht në mars të vitit 1974, ish-komandanti i tij udhëtoi në Filipine, në mënyrë që ta tërhiqte urdhrin që i kishte dhënë Onodas.

Onoda e përshëndeti në mënyrë  ushtarake komandantin e tij-përderisa në duar mbante flamurin e Japonisë, përmbi shpatës së tij prej samurai dhe kishte të veshur uniformën e tij ushtarake.

Qeveria e Filipineve i kërkoi atij falje zyrtare, anipse shumë banorë të Lubangas asnjëherë nuk e falën atë për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve, përderisa ai ishte në këtë ishull.

Pasi Onoda u “dorëzua”, ai bleu një fermë në Brazil dhe hapi disa shkolla trajnimi në Japoni.

Onoda ishte ushtari i fundit që u dorëzua pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.