Samsung sjell edicionin e zi të Galaxy S4
Siç ishte bërë e ditur ditë më parë, Samsung është duke prezantuar vazhdimisht ndryshime në modelet e saj të smartphone më të rëndësishëm. Dhe, siç është shkruar në uebfaqen e këtij gjiganti për Rusi, prodhuesi jug-korean po e përgatit edicionin “Black” të Galaxy S4 dhe të Galaxy S4 Mini. Bëhet fjalë për modelet e njëjta…

Auto & Tek
Siç ishte bërë e ditur ditë më parë, Samsung është duke prezantuar vazhdimisht ndryshime në modelet e saj të smartphone më të rëndësishëm.
Dhe, siç është shkruar në uebfaqen e këtij gjiganti për Rusi, prodhuesi jug-korean po e përgatit edicionin “Black” të Galaxy S4 dhe të Galaxy S4 Mini.
Bëhet fjalë për modelet e njëjta që tashmë i njohim, por me një ndryshim në ngjyrë, të zinj, dhe me një shënim prapa Note 3, me një plastikë duke e imituar lëkurën cilësore.
Karakteristikat e Galaxy S4 janë të njëjta me ato të modelit konvencional: ekran Súper AMOLED me 4,99 inç dhe revolucion Full HD, me një procesor prej katër bërthamash Snapdragon 600 me 1,9 GHz e 2 GB RAM memorie.
Sa i përket Galaxy S4 Mini, specifikat janë disi më modeste: ekrani 4,3 inç me rezolucion 960 × 540 pikselë, procesor me dy bërthama Snapdragon 400, me 1,7 GHz e 1,5 GB RAM memorje.
Për momentin, nuk dihet nëse këta telefona do të jenë në dispozicion për tregjet tjera, ndërsa nuk është bërë i ditur as çmimi i tyre, por mendohet që ata të kushtojnë njëjtë si paraardhësit e tyre.