Samsung prezanton televizorin lakues
E qartë se Samsung do të sillte ndonjë ‘bombë’ në CES, në terenin e televizorëve. Dhe, gjiganti i teknologjisë e ka prezantuar televizorin e ri me ekran 105 inç me rezolucion UHD, i paparë ndonjëherë, pasi televizori bëhet lakues dhe fleksibil, i cili mund ta ndërrojë formën e ekranit, në të drejtë dhe të lakuar.…
Auto & Tek
E qartë se Samsung do të sillte ndonjë ‘bombë’ në CES, në terenin e televizorëve. Dhe, gjiganti i teknologjisë e ka prezantuar televizorin e ri me ekran 105 inç me rezolucion UHD, i paparë ndonjëherë, pasi televizori bëhet lakues dhe fleksibil, i cili mund ta ndërrojë formën e ekranit, në të drejtë dhe të lakuar.
Ai ka një panel me 11 milionë pikselë, që ofrojnë një rezolucion të hatashëm prej 5.120 × 2.160. Ky model, ose më mirë të themi kjo seri televizionësh do të jetë në dispozicion për madhësitë 55”, 65” e 78”. Sipas Samsungut, ekrani i lakuar e jep një ndjenjë më të madhe tridimensionale, pa përdorimin e syzeve.
Përpos kësaj serie të televizorit të lakuar, Samsung e ka prezanuar edhe serinë e re S9, me televizorin UHD më të madhin në botë me 110 inç, edhe pse kjo seri do ta ketë po ashtu modelin pak më të vogël, 85 inç.
Për momentin, nuk janë bërë të ditur çmimet e këtyre modeleve, por Samsung ka bërë të ditur se shpreson që ata të jenë në dispozicion në shumicën prej tregjeve.