Samsung Galaxy S5 tani mund të gjurmojë nivelet tuaja të stresit

Samsung thotë se modeli i tij Galaxy S5 tani është në gjendje që të masë nivelet e stresit të përdoruesit, duke iu falënderuar një përditësimi në aplikacionin e tij të shëndetit.

Auto & Tek

27/05/2014 22:35

Aplikacioni i shëndetit në Galaxy S5 – i cili veçse ishte në gjendje për të gjurmuar hapat, gjumin, marrjen e kalorive dhe rrahjet e zemrës – tani mund të ju tregojë gjithashtu se sa të stresuar jeni.

Samsung do të ofrojë ende disa detaje rreth kësaj karakteristike të re, edhe pse thuhet se karakteristika ka disa përparime edhe në senzorin për rrahjet e zemrës në Galaxy S5, kështu që për t\’i matur aplikacioni nivelet tuaja të stresit ju nuk do të keni nevojë që ta shtypni shumë me gisht ekranin ose ta goditni celularin për muri për të treguar se jeni të stresuar.

Në vend të kësaj, Samsung thotë se karakteristika do të jetë në gjendje që të ju tregojë sa të stresuar jeni duke matur rrahjet e zemrës, prej një niveli \”të dobët\” në \”të lartë\”.

Pasi që aplikacioni të ju tregojë se ju jeni shumë të stresuar, ju këshillon çfarë duhet të bëni që ta ulni nivelin e stresit, kështu që nuk do të keni nevojë që të shkoni te mjeku për çdo gjë të vogël.