Samsung Galaxy J7 po vjen në IPKO

Gjenerata e re e Samsung Galaxy J7, modeli i vitit 2016 me Android 6.0 është lansuar në prill të këtij viti, ndërsa vetëm disa javë pas debutimit zyrtar, telefoni i ri i Samsung  ka arritur në dyqanet e operatorit mobil IPKO.

Lajme

08/06/2016 10:32

Galaxy J7 është një model i ri i telefonit të Samsung me ekranin prej 5.5 inç në AMOLED (720 x 1280), i cili gjithashtu mbështet rrjetin e shpejtë të internetit mobil të IPKO-së, 4G LTE, me CPU Octa-core 1.6 GHz me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe kartelën microSD që mund ta zgjerojë hapësirën e telefonit deri në 128GB.

Kamera kryesore e telefonit vjen me 13MP, ndërsa kamera e përparme për selfie dhe video-thirrje ofron 5MP. E veçanta e këtij modeli është bateria Li-Ion 3300 mAh, e cila mund të hiqet dhe zëvendësohet, për dallim prej shumë modeleve tjera të telefonave Samsung që nuk e ofrojnë këtë opsion.

IPKO është operatori i vetëm kosovar i cili ofron markat kryesore të telefonave të cilët i merr në kanalet zyrtare. Pas Apple, Samsung, HTC, LG dhe shumë brendeve tjera, IPKO së fundmi ka njoftuar se ka filluar edhe shitjen e modeleve të reja të telefonave nga Xiaomi.

Drejtuesi i marrëdhënieve me publikun në IPKO, Alban Kastrati e ka konfirmuar ofrimin e Samsung Galaxy J7 (2016) në dyqanet e IPKO-së dhe i pyetur për çmimin e këtij modeli, ai ka thënë se “versioni më i ri i Galaxy J7 tashmë është në dyqanet tona, dhe çmimi i këtij modeli është vetëm 299.95 euro”.

Në vlerësimet e shumta që i janë bërë këtij modeli të ri të telefonit të Samsung thuhet se ky është një model kompakt, me dizajn dhe specifika tejet cilësore të cilat ofrohen për një çmim të përballueshëm për një telefon premium.