Samiti liderëve evropianë, Starmer zbulon katër hapa për të ndihmuar Ukrainën

Kryeminstri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet, duke marrë përgjegjësi dhe duke rritur pjesën e vet, ka raportuar BBC. Kryeministri britanik thotë se liderët në samit…

Bota

02/03/2025 18:55

Kryeminstri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet, duke marrë përgjegjësi dhe duke rritur pjesën e vet, ka raportuar BBC.

Kryeministri britanik thotë se liderët në samit ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm:

Për të mbajtur rrjedhjen e ndihmave ushtarake në Ukrainë ndërkohë që lufta është në vazhdim dhe për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo bisedim paqeje.

Në rast të një marrëveshjeje paqeje, udhëheqësit evropianë do të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm të Rusisë në Ukrainë.

Do të kishte një “koalicion të të gatshëmve” për të mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar paqen në vend