Sami Lushtaku paraqitet në polici: I përgjigjem Republikës – për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar pas ftesës për intervistim lidhur me rastin e raportuar për një përleshje fizike me kryetarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani. Në një postim në Facebook, Lushtaku tha se gjithmonë i përgjigjet drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net “Unë i përgjigjem Republikës,…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar pas ftesës për intervistim lidhur me rastin e raportuar për një përleshje fizike me kryetarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Në një postim në Facebook, Lushtaku tha se gjithmonë i përgjigjet drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net
“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.
Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!/Lajmi.net/