Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku ka thënë se Nenad Rashiqi dhe Lista Serbe nuk kanë asnjë dallim, duke folur për insistimin e Vetëvendosjes që ta votojnë deputetin serb, Nenad Rashiq, për nënkryetar të Kuvendit. Lushtaku ka thënë se veprimet e…

Lajme
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku ka thënë se Nenad Rashiqi dhe Lista Serbe nuk kanë asnjë dallim, duke folur për insistimin e Vetëvendosjes që ta votojnë deputetin serb, Nenad Rashiq, për nënkryetar të Kuvendit.
Lushtaku ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes janë lojra politike, sepse nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, dhe vonesa përmes votimit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb u konvenon.
“Cili është dallimi mes Rashiqit dhe Listës Serbe? Unë nuk mund ta bëj dallimin nëse është më i mirë Rashiqi apo Lista Serbe, apo nëse është më e mirë Lista Serbe se Rashiqi. Për mua janë të njëjtë, megjithatë Kushtetuta është ajo që i ka përcaktuar mënyrën dhe formën e Kuvendit të Kosovës. Këta që thirren, si Vetëvendosje, si Vjosa Osmani, e kanë gabim dhe e bëjnë me qëllim, sepse Albin Kurti nuk i ka votat, dhe ne e kemi thënë disa herë se ai, në mungesë të votave, luan me fatin e Kosovës dhe institucionet e këtij vendi”, ka thënë Lushtaku për Periskopin, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”.