Sami Lushtaku kujton dëshmorin Naser Lani në 28 vjetorin e rënies

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorin e kombit Naser Lanin i cili ishte vrarë para 28 vitesh për lirinë e Kosovës. Postimi i plotë: Me nderim e respekt të thellë, kujtojmë dëshmorin e kombit Naser Lani, i cili me 27 qershor 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës. Lufta dhe sakrifica…

Lajme

27/06/2026 17:37

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorin e kombit Naser Lanin i cili ishte vrarë para 28 vitesh për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me nderim e respekt të thellë, kujtojmë dëshmorin e kombit Naser Lani, i cili me 27 qershor 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës.

Lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Naser Lani dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!